West Ham nuk heq dorë nga Giovanni Simeone. The Hammers e kanë kërkuar sulmuesin në formë huazimi për një milionë euro për ta blerë më pas përfundimisht kartonin e futbollistit. Formulë që për momentin nuk e bind aspak klubin sard. Italianët mund të pranojnë të nisin tratativat vetëm në kushte të tjera, ku të synohet shitja e menjëhershme e futbollistit.