Drejtues të West Ham United kanë udhëtuar drejt Spanjës për të diskutuar transferimin e sulmuesit të Celta Vigos, Maxi Gomez, në Londër. Sipas mediave spanjolle, sulmuesi shihet si zëvendësuesi ideal i Marko Arnautovicit, i cili duket se do të transferohet në Superligën e Kinës. Maxi Gomez, në fakt, konsiderohet si alternativë e Luis Suarezit nga drejtuesit e Barcelonës, ndërkohë që është përfolur edhe për kalimin e tij tek Atletico Madrid. 22-vjeçari ka shënuar 26 gola në La Liga në 50 ndeshje që kur u bashkua me Celta Vigon në verën e 2017-ës nga Defensor Sporting për 4 milionë euro.