Leipzigu nuk po negocion me Bayernin e Mynihut për Timo Werner. Një garanci të tillë e jep shefi i klubit, Oliver Mintzlaff, i cili konfirmoi se nuk ka ofertë nga bavarezët dhe as bisedime për transferimin e sulmuesit te rivalët e tyre.
Ai tha se lojtari ndoshta nuk e pëlqen Bayernin, por dëshiron të punojë me Tuchel apo Klopp. Kjo deklaratë ka rivënë në lëvizje drejtuesit e Liverpoolit, të cilët e pëlqejnë prej kohësh “bomberin” gjerman dhe janë gat të shpenzojnë deri në 50 milionë euro për kartonin e “yllit” të Leipzig.