Werner nuk ndihet komod te Chelsea

19

Timo Werner mund të braktisë Chelsea-n pas vetëm një sezoni. Edhe pse fitoi Champions Leaguen me blutë në sezonin e tij parë në Angli, sulmuesi i kombëtares gjermane dëshiron të rikthehet në vendlindje.

Në mediat angleze dhe ato gjermane po flitet gjithnjë e më shumë për largimin e Werner edhe pse sulmuesi autor i 12 golave në sezonin e kaluar ka përkrahjen e trajnerit Thomas Tuchel i cili e konsideron titullar.

Në Gjermani ish-lojtari i Leipzig pëlqehet nga Borussia e Dortmundit që po mendon seriozisht ta bëjë një tentativë për bomberin.