Bayerni i Mynihut do të tentojë edhe një goditje në sulm për të mbyllur në mënyrën më të mirë merkaton e verës. Bavarezët prej kohësh insistojnë për Timo Werner, “bomberin” e Leipzigut, për të cilin nuk ofrojnë më shumë se 25 milionë euro, duke parë se lojtari është në vitin e fundit të kontratës.
Leipzigu ka ngritur mur ndaj sulmit të Bayernit dhe nuk heq dorë nga kërkesa prej 40 milionë eurosh për Werner, ndërkohë që krahas bavarezëve janë në garë edhe Roma, Napoli e Valencia.
Gjithsesi, nëse nuk arrihet marrëveshja këtë verë, ka të ngjarë që në fund të sezonit kampionët e Bundesligës ta marrin me kosto zero, siç ndodhi pak vite më parë me Lewandowskin lur luante me Dortmundin.