Werderi s’dëshiron ta lëshojë Rashicën assesi

Werder Bremen është i etur ta mbajë Milot Rashicën përtej sezonit të ardhshme, madje duke e shpërblyer me kontratë të re, përkundër interesimit nga klubet e tjera gjermane.

Ylli i Kombëtares së Kosovës Rashica ka kontratë me gjigantin gjerman deri në qershor të vitit 2022, por RB Leipzig ka shprehur interesim serioz për shërbimet e tij, shkruan Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.

Por, Werderi nuk dëshiron t’i largojë futbollistët e formacionit të rregullt këtë verë, përveç Max Kruse, i cili duhet pranë largimit, e veçanërisht jo Rashicën. Trajneri Florian Kohfeldt tha ditë më parë se Miloti ka kontratë me klubin dhe nuk do të shitet.

“Milot ka kontratë afatgjate me ne dhe nuk dëshiron të largohet. Asnjë lojtar nuk do të largohet këtë verë”, tha Khfeldt.

22-vjeçari, i cili e mbylli vitin 2019 me një përmirësim të dukshëm dhe statistika fantastike në Bundesligë pas një fillimi zhgënjyes, është i përkushtuar të përmirësohet edhe më shumë dhe të rritet në Bremen para se ta marrë një vendim bashkë me menaxherin e tij, ish-yllin e Shqipërisë, Altin Lalën.

“Ky (kontrata) nuk është problem për ne. Ne jemi të qetë dhe do ta marrim”, kishte thënë Lala në fillim të prillit.

Madje edhe nëse vjen ndonjë ofertë për të në verë, Lala dëshiron ta këshillojë Rashicën të vazhdojë të rritet në Bremen.

Pas një viti të parë dhe jo premtues në Bundesligë dhe një muaj dhjetor për t’u harruar, ylli nga Vushtrria e nisi 2019-tën në mënyrën më të përkryer të mundshme dhe e mahniti futbollin gjerman.

Ai i ka shënuar 11 gola dhe i ka dhuruar pesë asiste në vitin 2019, më mirë se çdo bashkëlojtar i tij dhe i dyti më i miri pas yllit të Bayern Munich, Robert Lewandowskit në Gjermani.

Ai e frymëzoi Bremenin drejt gjysmëfinales në Kupën e Gjermanisë dhe edhe pse shënoi dhe asistoi, skuadra e tij u eliminua pasi u mund 3:2 nga Bayern Munich.

Rashica do të grumbullohet nga Bernard Challandes si lojtar më në formë i Kombëtares së Kosovës për ndeshjet kualifikuese për Kampionat Evropian 2020 në qershor.