Edhe klubit të Werder Bremen i ka rënë në sy festa e çmendur e Kosovës, pas triumfit historik ndaj Azerbajxhanit. Ata kanë shkruar për lojtarin e tyre, Milot Rashicën, përcjell Periskopi. Werderi ka postuar një video të Milotit në Twitter duke kënduar në autobus, me mbishkrimin: ”Duket se Milot Rashica e shijoi natën e mbrëmshme”.
Ndryshe, Milot Rashica nuk po gëzon minutazh tek skuadra gjermane, por paraqitjet e tij me Kosovën mund ta rikthejnë besimin e trajnerit të Werder për ta inkuadruar në lojë më shpesh vushtrriasin.
Looks like @milotrashica enjoyed last night! 😂🇽🇰@kosovanfooty #werder pic.twitter.com/nGIhTVKRdN
— SV Werder Bremen EN (@werderbremen_en) November 21, 2018