Zyrtarët e Premierligës janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Arsene Wenger për përmirësimin e standardeve të sistemit të avancuar për monitorimin e situatave delikate në futboll “VAR”. Menaxheri legjendar i Arsenalit, Wenger u emërua drejtor i ri i FIFA-s për zhvillimin global të futbollit në fillim të këtij muaji, përcjellë Reporteri.net.
Francezi është gjithashtu në Bordin Ndërkombëtar të Futbollit dhe Kolegjin Këshillues Teknik – të cilat bëjnë ndryshime në rregullat e lojës dhe shikojnë mënyra më të lehta se si të përmirësohet loja e futbollit. Takimi tjetër i IFAB është në 3 dhjetor në Belfast – me Wengerin, i planifikuar të jetë atje. Si i tillë, Mike Riley, i cili është kreu i gjyqtarëve për sistemin e teknologjisë së avancuar “VAR”, i cili mezi pret të bisedojë me Wenger për të parë se si sistemi “VAR” mund të përmirësohet më shumë.
“Emërimi i Arsene është një mundësi me të vërtetë e mirë për të biseduar me njerëzit dhe për t’i ndikuar tek ata. Unë nuk kam asnjë dyshim që futbolli do të ketë një qasje më te lehtë me Wengerin,” tha Riley.