Manchester Unitedi dhe Arsenali janë ndarë në paqe, në derbin e javës në Premier League. Pas ndeshjes kanë folur të dy trajnerët, Wenger në njërën anë dhe në anën tjetër Jose Mourinho.
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka folur pas barazimit 1-1 ndaj Manchester Unitedit. Tekniku francez ka thënë se zëvendësimet bën diferencën, por në fund është i lumtur për pikën e marrë. “Lojtarët që u futën nga banka rezervë bën diferencën sot. Chamberlain dhe Giroud, të dy u përfshinë te goli. Nuk ishim në formën tonë, por në fund shënuam një gol të madh”, ka thënë Wenger.
Derisa, Jose Mourinho e ka cilësuar si të padrejtë pikën e marrë në Old Trafford nga Arsenali, pas barazimit 1-1. Trajneri portugez ka lëvdata për djelmoshat e tij të cilët bënë një lojë të mrekullueshme, por jo edhe me kundërshtarët, të cilët i cilësoi si me fat. “Ne ishim ekipi më i mirë në fushë. Ishim të mrekullueshëm, sidomos në aspektin defensivë ”, tha Mourinho pas ndeshjes, transmeton Telegrafi. “Luajtëm me besim dhe bëmë lojë të mirë. Ata ishin ekip me fat. Nuk dua të them nëse vendimi për penalltinë ishte gabim apo jo. Unë e di, sepse e pashë atë. Nuk dua të flasë”, përfundoi ‘Special One’.