Wayne Rooney nuk i përmbajti dot lotët ndërsa iu drejtua dhomave të zhveshjes në takimin e tij të fundit me përfaqësuesen e “Tre Luanëve”, përballë SHBA-ve, ose më saktë në të 120-tin me kombëtaren e tij.
33-vjeçari, golashënuesi më i mirë i Anglisë me 53 gola, njëkohësisht lojtari i fushës me më shumë paraqitje me kombëtaren, 120 (rekordin absolut e mban Shilton, me 125 takime), mbajti një fjalim falënderues për stafin dhe lojtarët e ekipit që i dhanë mundësinë të zhvillojë këtë ndeshje lamtumire. I gjithë “Wembley” duartrokiti gjatë një legjendë të futbollit anglez, i cili e ka veshur fanellën e përfaqësueses që në moshën 17-vjeçare.
Ai uroi edhe sulmuesin Harry Kane që të mund ta thyente rekordin e tij se golashënuesi më mirë në historinë e “Tre Luanëve”.