Watford është skuadra e radhës e Dani Welbeck, që u largua si lojtar i lirë nga Arsenal në fund të këtij sezoni. Sulmuesi 28-vjeçar ka vuajtur nga dëmtimet, teksa sezonin e fundit mungoi në 41 ndeshje për shkak të problemeve në kavilje dhe Arsenal nuk ia rinovoi kontratën, duke e lënë të lirë në fund të sezonit.
Kujtojmë që anglezi u ble nga Manchester United për 20 milionë euro në vitin 2014 dhe në 4 vite tek Arsenal fitoi 2 FA Cup dhe shënoi 29 gola në këto vite në Londër.