Skuadra angleze, Arsenal, ka bërë një gjest madhor ndaj sulmuesit të saj, Danny Welbeck. Përkundër faktit se ai është i lënduar seriozisht, Topçinjët i kanë ofruar një kontratë të re sulmuesit anglez, shkruan Goal.com, përcjell Periskopi. Atij pritej t’i skadonte kontrata gjatë verës që vjen, mirëpo Perry Groves dëshiron t’i ofrojë Danny Welbeckit një mundësi edhe më të mirë. Sulmuesi u lëndua rëndë në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Sportingut.