Pas Aaron Ramsey, Arsenali rrezikon të humbasë me parametër zero edhe Danny Welbeck. Sulmuesi anglez nuk ka marrë asnjë sinjal nga drejtuesit e klubit për rinovimin e kontratës, e cila i skadon në fund të sezonit aktual. Deri tani në 13 ndeshje të luajtura, më shumë si alternativë, 27-vjeçari ka shënuar 5 gola dhe për të në janar është gati një ofertë e Crystale Palace, që është gati të ofrojë 10 milionë paundë për sulmuesin e Arsenalit. “Topçinjtë” janë të detyruar të marrin në konsideratë ofertën, në verën e ardhshme Welbeck mund të largohet si lojtar i lirë dhe klubi nuk do të përfitonte asgjë.