WBA-ja ka njoftuar se Joshua dhe Ortiz kanë 30 ditë kohë që nga 3 gushti të arrijnë marrëveshje për meçin. Ortiz është kundërshtar i detyrueshëm, sipas këtij versioni.
Joshua fitoi përballjen me ukrainasin Wladimir Klitschko më 29 prill të këtij viti me nokaut teknik në raundin e 11-të, përballje e vlefshme për titujt e botës në versionet WBA, IBF dhe IBO në peshën e rëndë. Për Joshuan 27-vjeçar ishte fitorja e 19-të në boksin profesionist nga po aq meçe, të 19-at i ka fituar me ndërprerje.