Washington Post ka komentuar takimin mes lidereve kosovarë dhe zyrtarit të lartë amerikan, David Hale. Gazeta amerikane shkruan se ky takim ishte përpjekje për të bindur qeverinë e Kosovës për të revokuar ose pezulluar taksën ndaj mallrave serbe në mënyrë që dialogu me Beogradin të mund të rifillojë, transmeton Gazeta Metro.
Prestigjozja amerikane “Washington Post”, shkruan se Nënsekretari i Shtetit për Çështjet Politike David Hale ka ripërsëritur qëndrimin e SHBA’ve dhe të shteteve tjera përendimore për heqjen e taksës.
“Hale ripërsëriti qëndrimin se SHBA-të dhe shtetet përendimore do të përkrahin çfarëdo marrëveshje të arritur mes palëve”, shkruan Washington Post.
Duke cituar deklaratat e fundit të Haradinajt, “Washington Post” shkruan se kryeministri u ka rezistuar thirrjeve të SHBA-ve për heqjen e taksës, dhe se këtë do të bëjë vetëm kur Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës.
“Që nga 2011, dy vendet e ish-Jugosllavisë i kanë hyrë dialogut, në përpjekje të zgjidhjes së konfliktit të gjatë. Brukseli ua ka bërë me dije të dy vendeve se duhet t’i normalizojnë raportet e tyre para anëtarësimit në bllok”, shkruan më tej Washington Post.
Në lidhje me vizitat e zyrtarëve amerikanë kanë raportuar edhe mediat tjera botërore, duke përfshirë edhe agjencinë e lajmeve “Associated Press” si dhe “Financial Post”.