Wanda Nara, gruaja dhe menaxherja e kapitenit të Inter, Mauro Icardi, ka dhënë disa deklarata të rëndësishme në emisionin “Pressing” të “Canale 5” në lidhje me të ardhmen e sulmuesit argjentinas, jo vetëm për sa i takon zikaltërve, por edhe kombëtares së Argjentinës.
VLERA – “Të kesh shembuj si Zanetti tek Inter dhe Totti te Roma është gjithmonë një gjë e mire dhe është pozitive për këdo që bëhet pjesë e klubit. Të qëndrosh për një kohë të gjatë me të njëjtën skuadër është një vlerë e shtuar. Dëshira e Icardi-t? Ka qenë gjithmonë të qëndrojë tek Inter dhe tifozët e dinë këtë”, ka thënë Nara.
ARGJENTINA – “Dybala konsiderohet një kampion në Argjentinë, ka luajtur edhe disa minuta bashkë me Mauro-n në ndeshjen e fundit të kombëtares dhe janë paraqitur mirë. Ai dhe Icardi do të jenë dyshja e së ardhmes tek Argjentina”.