Pas fitores së Inter, Wanda Nara po realizon një set të ri fotografik. Modelja argjentinase ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, kapiteni i Inter, Mauro dhe vajza e vogël. Ajo dukej tepër e lumtur me familjen e saj, ndërsa ka publikuar disa nga fotot në profilin e saj në “Instagram”. 31-vjeçarja është tepër aktive në këtë rrjet social, ku publikon foto dhe video pafund, thuajse çdo ditë. Së fundmi shihet një risi në profilin e saj, ashtu sikurse i dashuri i saj, edhe Wanda i ka bllokuar komentet. Pra, fansat e saj munden vetëm të pëlqejnë fotot e saj, por jo të komentojnë.