Wanda Nara është kthyer të tërheqë vëmendjen me postimin e fundit enigmatik në Instagram. Bashkëshortja dhe menaxherja e Mauro Icardi-t e ka shoqëruar me këtë mesazh fotografinë ku shfaqet në një pistë avionësh:
“Ndërsa pret atë që nuk vjen kurrë, ja që vjen diçka që nuk e prisje”. Për çfarë e ka fjalën? Vetëm Wanda mund ta thotë, por është e qartë se në këto kohë pasigurie për rinovimin e kapitenit, tifozët zikaltër janë të ndjeshëm ndaj çdo fjalë të bukuroshes argjentinase.