Wanda Nara dhe Mauro Icardi kanë mbetur të zhgënjyer nga zhvillimet e ditëve të fundit. Zërat e merkatos që qarkulluan këto ditë në lidhje me të ardhmen e sulmuesit argjentinas kanë mërzitur menaxheren dhe vetë futbollistin me qëndrimin që ka mbajtur klubi zikaltër. Të dy prisnin që drejtuesit të Inter të korrigjonin thashethemet e mediave për oferta të mundshme nga Juventus apo Chelsea duke i ofruar rinovimin e kontratës së re sulmuesit. Një propozim i tillë është pritur nga Icardi dhe menaxherja e tij, ndërsa së fundi nga Italia raportohet se sulmuesi po merr në konsideratë hipotezat e mundshme, gjithsesi kapiteni kërkon të qëndrojë në Milano pavarësisht zërave që qarkullojnë në media.