Uashington, 27 dhjetor – Pas tregtimit të dobët gjatë Krishtlindjeve, aksionet e Wall Street shpërthyen në ditën e parë të tregtimit pas Krishtlindjeve, duke shënuar kërcim më të madh ditor nga marsi i vitit 2009. Wall Street në këtë mënyrë i kompensoi të gjitha humbjet e regjistruara në tregtimin paraprak.
Indekset Dau Xhons dhe S&P 500 u rritën për rreth pesë për qind pasi aksionet e kompanisë nga sektori për ushqim, energji dhe teknologji u rritën për më shumë se gjashtë për qind.
Nasdak, gjithashtu, shënoi ditën më të suksesshme nga marsi i vitit 2009, duke shtuar 5,84 për qind kapitalizimi i tregut. Takimi pas Krishtlindjeve do të evidentohet edhe për shkak të kërcimit më të madh të aksioneve pas asaj feste kurdo që të jetë.
Aksionet e kompanive energjetike gjithashtu janë rritur pas rritjes së naftës amerikane, më shumë se tetë për qind. Edhe pse euforia i përfshiu investitorët, ekspertët paralajmërojnë se rruga drejtë rimëkëmbjes së plotë është e gjatë dhe se nevojiten tre ditë rritje që të mbyllet hendeku i cili ndodhi me shitjen.