Walker vazhdon me Cityn

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Kyle Walker është pajtuar të rinovojë kontratën edhe për dy vite me Manchester Cityn, kanë njoftuar të premten mediumet angleze. Walkerit kontrata aktuale i skadon në vitin 2022 kurse me rinovimin e saj, ai do të jetë pjesë e Cityt deri në verën e vitit 2024, transmeton Koha Ditore, përcjellë gazeta Koha.

Gjithashtu, 29-vjeçarit do t’i rritet edhe paga javore në 140 mijë euro. Walker është pjesë e Cityt prej vitit 2017 dhe ka fituar dy herë titullin e kampionit në Premier League.

Ai edicionin e fundit, ka regjistruar 52 paraqitje në të gjitha garat. Walker para Cityt, karrierë ka bërë edhe te Tottenhami, Aston Villa, QPR-ja, Sheffield Unitedi e Northamptoni. Ai ka edhe 48 ndeshje me Përfaqësuesen e Anglisë.