Duket se po vijnë telashe për Denis Cheryshev, futbollisti që la një përshtypje shumë të mirë në kampionatin e kaluar botëror me fanellën e Rusisë. Sipas asaj që bën të ditur WABA (Agjensia ndërkombëtare anti-doping) ka nisur një hetim në lidhje me substancën e përdorur nga futbollisti aktual i Valencia, para fillimit të Kupës së Botës, ku Rusia shkoi deri në çerekfinale. Çështja lindi pasi i ati i futbollistit zbuloi se djali i tij kishte marrë hormone për rritjen, para se të fillonte Botërori. Kjo nuk lejohet në bazë të rregullores anti-doping.