Vuri bast kundër ekipit të tij, suspendohet trajneri

Trajneri i ekipit anglez Frome Town ka marrë një dënim të rëndë nga Federata e Futbollit të Anglisë.

Nick Bunyard do të paguajë një çmim të lartë për bastet që ka vënë kundër skuadrës së tij.Ai është suspenduar nga ushtrimi i detyrës së trajnerit deri në vitin 2019, pasi që është gjetur fajtor në vënien e basteve në 45 kundër skuadrave të tij, përfshirë këtu edhe kohën kur drejtonte Paulton Rovers, transmeton KosovaPress.

Nick Bunyard

Bunyard që aktualisht drejton ekipin e ligës së shtatë të Anglisë, Frome Town, do të duhet të paguajë edhe një dënim me para prej 3000 funteve.Ai ka vënë në total 97 baste nga shtatori i vitit 2014 deri në prill të këtij viti, gjë e cila është e ndaluar me ligj nga FA.Ashtu si federata angleze edhe ekipi Frome, ka suspenduar nga puna Bunyardin.