Shkup, 17 korrik – Skuadra e Shkëndijës sot në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, do të zhvillon ndeshjen kthyese me skuadrën e Uellsit, TNS. Për kuqezinjtë do të jetë kjo vetëm një ndeshje formale, duke marr parasysh se në ndeshjen e parë në Shkup, triumfuan me rezultatin e thellë 5-0, ku katër gola i shënoi Besart Ibraimi ndërsa një gol Izair Emini. Në vendin Osuestry, aty ku edhe do të luhet ndeshje, kuqezinjtë janë nga e diela, ndërsa stafi dhe lojtarët kanë pasur kohë të mjaftueshme për tu përgatitur sa më mirë për këtë përballje. Nga klubi informuan se mungesa e vetme për këtë përballje do të jetë Besmir Bojku, i cili është lënduar gjatë fazës përgatitore në Slloveni, derisa të tjerët do të jenë në dispozicon të trajnerit Qatip Osmani. Takimi The New Saints-Shkëndija luhet të martën në “Park Hall Stadium” në Osuestry të Uellsit me fillim në orën 20:00 sipas kohës lokale në Britani të madhe (ora 19:00 me kohën në Maqedoni).