Vulinit i ndalohet hyrja në Kosovë

Aleksandar Vulin, ministër i Serbisë për punë e çështje të luftës, i është ndaluar sot hyrja në Kosovë. Lajmin për këtë ndalim e ka konfirmuar Ministria për Punë të Jashtme e Kosovës përmes këshilltarit të lartë të ministrit Enver Hoxhaj, Bashmir Xhemaj, raporton KTV. Aleksandar Vulin edhe më herët ishte ndaluar për të vizituar Kosovën. Vulin, ish –shef si të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën është i njohur me deklaratat e tij anti – Kosovë.