Deklaratën e zëvendës ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, drejtuar Serbisë se, “Nuk mund të qëndroni ulur në dy karrige, posaçërisht nëse ato janë larg njëra tjetrës”, ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin e ka quajtur “deri tash presioni publik më i rëndë dhe shumë jodiplomatik ndaj vendit tonë”. Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, duke folur në një forum mbi ekonominë në Serbi, ai komentoi politikën zyrtare serbe që angazhohet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por edhe ruajtjen e lidhjeve me Moskën, aleaten e Serbisë. “Nuk mund të qëndroni ulur në dy karrige, posaçërisht nëse ato janë larg njëra tjetrës”, tha ai, duke nënvizuar se kjo nuk është normë në bashkësinë ndërkombëtare. “Nuk e di se çfarë do të jetë pozicioni dhe përgjigjja e presidentit (të Serbisë, Aleksnadar) Vuçiq, por jam i sigurt se do të dijë të përballet me presionet ashtu siç ka ditur gjithmonë”, është shprehur Vulin, transmeton Koha.net. “Serbia vendimet e veta do t’i marrë vetë, pavarësisht sa do të jenë të mëdhenj ata që konsiderojnë se mund të vendosin në emër tonë”, ka thënë Vulin. Zëvendës ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, tha në Beograd po ashtu se “nuk është shenjë e mirë për qeverinë e deklaruar se do të dënojë krimet e luftës që dikush që është dënuar për krime lufte të bëhet ligjërues në akademinë ushtarake”.