Vuhani prej sot sërish i hapur

37

Pekin, 8 prill – Kryeqyteti i provincës kineze Hubei, ku për herë të parë u paraqit koronavirusi i ri, prej sot sërish është hapur pas bllokadës 76 ditore.

Qyteti me mbi 11 milionë banorë, i cili ishte më rëndë i prekur nga koronavirusi në Kinë, e festoi hapjen e tij të sërishme me lojë të dritave në mesnatë.

Autoritetet i hapën rrugët që dalin nga qyteti dhe u lejuan njerëzve të lëvizin me automobila.

Vuhani nga 23 janari praktikisht ishte i izoluar nga bota për shkak të epidemisë së koronavirusit, ndërsa komunikacioni me qytetin tërësisht ishte i ndërprerë.

Para se të hapej sërish, provinca qendrore kineze Hubei njoftoi se do të vazhdojë të zbatojë masa kundër Kovid-19, edhe pse kryeqyteti i tij Vuhan e shfuqizoi ndalesën për udhëtim.

Fakultetetm shkollat fillore dhe të mesme, shkollat e mesme profesionale, shkollat teknike, si dhe kopshtet nëpër tërë provincën do të vazhdojnë me shtyrjen e fillimit të gjysmëvjetorit, thuhet në njoftim.

Comments are closed.