Athinë, 16 janar – Kryetari i Parlamentit grek, Nikos Vucis, në bisedë me gazetarët grekë ka thënë se Marrëveshja e Prespës duhet të votohet prej 151 deputetëve, sepse kjo është mirë për vendin dhe se kjo shumicë ekziston, publikoi agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, raporton Mia, transmeton Koha.
“Marrëveshja e Prespës, edhe pse Kushtetuta nuk e kërkon këtë, duhet të votohet prej 151 deputetëve që të ketë fuqi të fortë, si në vend, ashtu edhe në organizatat ndërkombëtare”u ka thënë Vucis gazetarëve.
Derisa, ndërkaq, lidhur me skenarin të mos fitojë 151 deputetë, kryetari i Parlamentit grek ka sqaruar se atëherë “do të ekzistojë çështje e përgjegjësisë së kufizuar lidhur me interpretimin, por askush në organizatat ndërkombëtare nuk do të parashtrojë pyetje se nuk është valid”.
“Është mirë për vendin dhe për Parlamentin të ekzistojë shumicë e qartë dhe mendoj se do të ekzistojë, sepse është marrëveshje e fuqishme historike”, ka komentuar Vucis.
I pyetur për atë nëse marrëveshja këtë javë do të vijë në debat në Parlament, Vucis ka thënë se nuk është i njoftuar me diçka të këtillë dhe ka theksuar se debati do të mbahet pa nxituar.