Athinë, 19 mars – Kryetari i Parlamentit të Greqisë Nikos Vucis është optimist se populli grek me kalimin e kohës do ta kuptojë dobinë e Marrëveshjes së Prespës.
Në intervistën për programin e parë të radios shtetërore greke, Vucis u fokusua edhe në zgjidhjen midis dy vendeve, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“Jam shumë optimist se në muajt vijues edhe në zgjedhjet evropiane, por edhe në zgjedhjet kombëtare populli ynë, do ta kuptojë mesazhin pozitiv që e jep zgjidhja e këtij problemi shumëvjeçar”, porositi Vucis.
Kryetari i parlamentit grek në intervistë përmendi se vijojnë përgatitjet për vizitën e Aleksis Cipras në Shkup, por e komentoi edhe takimin me Nikola Dimitrovin në Athinë.
“Takimi që të premten e pata me zotin Dimitrov kaloi shumë mirë, ndërsa kjo u manifestua edhe me mos pasjen e reagimeve nga forcat e tjera politike, prej partive të tjera. Dhamë deklarata të hollësishme, publikisht edhe ministri i Punëve të Jashtme edhe unë”, tha Vucis për programin e parë të radios shtetërore greke, transmeton MIA.