Beograd, 7 tetor – Zhvillimi i marrëdhënieve politike, ekonomike, ushtarake-sigurisë dhe çështjet infrastrukturore ishin në fokus të bisedave të sotme të presidentit serb Aleksandar Vuçiq me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.
“Falë përkushtimit të Erdoganit dhe shfaqjes së fundit në Serbi, është krijuar besim mes të dy shteteve, kështu që sot ndoshta do t’i krijojë marrëdhëniet më të mira në historinë moderne”, deklaroi presidenti serb Aleksandar Vuçiq në konferencë për media pas takimit.
Serbia dhe Turqia nënshkruan nëntë marrëveshje, mes të cilave edhe marrëveshje për bashkëpunim ushtarak dhe bashkëpunim në fushën e sigurisë.
Erdogani ka potencuar se para 90 vjetëve mbreti Aleksandër ka pasur dëshirë, ndërsa sot presidenti i Serbisë Aleksandar e ka të njëjtën dëshirë për bashkëpunim mes të dy vendeve.
Në pikëpamje të takimit të nesërm trelateral mes liderëve të Serbisë, Turqisë dhe BeH dhe fillimit solemn të punëve në autostradën Beograd-Sarajevë, Erdogani tha se kjo është kthesë për Ballkanin, që të prodhohet “urë e paqes, qetësisë, mirëqenies dhe tërë ajo që do të ketë ndikim pozitiv në Ballkan”.
Në këtë konstatim, Vuçiq gjithashtu ka shprehur kënaqësinë nga takimi trilateral, duke shtuar se ekzistojnë propozime tjera, vitin e ardhshëm të organizohen takime të këtyre vendeve tu bashkangjitetet edhe Rusia”.
Nesër në Beograd, Vuçiqi, Erdogani dhe anëtarët e presidencës së BeH do të mbahet samit trelateral, pas së cilës në “Sremska Raça” zyrtarisht do ta shënojnë fillimin e punëve në autostradën Beograd-Sarajevë.(koha.mk)