Beograd, 25 prill – Kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk pas vizitës së djeshme në Tiranë dhe Podgoricë sot do të qëndrojë në Beograd.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq vizitën e Tusk-it e vlerësoi si “nder i madh dhe lajm i mirë” për Serbinë.
Kryetari i Këshillit Evropian pas vizitës së Serbisë nesër do të udhëtojë edhe në Kosovë dhe Bosnja e Hercegovinë.
Tusk vizitën e vendeve ballkanike e përfundon më 27 prill në Shkup, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e liderëve të vendeve pjesëmarrëse të Procesit Bërdo-Brioni, nikoqir i të cilit është presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, ndërsa është parashikuar edhe takim me kryeministrin Zoran Zaev.
Turneu i Tuskut nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor është përgatitje e Samitit BE- Ballkani Perëndimor, që do të mbahet më 17 maj në Sofje.
Nga fillimi i vitit 2018 Ballkanin Perëndimor e vizituan kryetari i Parlamentit Evropian Antonio Tajani, kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker dhe shefja e Diplomacisë së BE-së Federika Mogerini.