Shid, 9 gusht – Angazhohem për ridefinim të kufijve me shqiptarët, deklaroi sot presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
“Të kemi territor për të cilin nuk dihet se si trajtohet dhe çka kujt i takon, ky është gjithmonë burim i konfrontimeve dhe problemeve potenciale”, deklaroi ai sot në Shid.
Ai thotë se angazhohet për ridefinim të kufijve dhe këtë nuk e fsheh.
“Unë angazhohem për ridefinim të kufijve dhe këtë nuk e fsheh, kjo është politika që e përfaqësoj. Nëse kjo politikë do të fitojë mbështetje nga populli ose jo, unë angazhohem për ridefinim të kufijve me shqiptarët”, deklaroi Vuçiq.
Sipas tij, nëse në këtë do ketë sukses “nuk varet prej nesh”.
“Për tango duhen dy veta”, theksoi ai.
Vuçiq shtoi se zgjidhja për Kosovën duhet të jetë gjithëpërfshirëse, jo e thjeshtësuar apo rrënuese.