Dy tetori është data e cila pritet të bëjë bashkë serish Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe homologun e tij rus, Vladmir Putin, njoftojnë mediat serbe, duke u thirrur në burime diplomatike në Moskë. Kjo i është referuar edhe deklaratave të ambasadorit rus në Serbi, Aleksandër Çepurin sipas të cilit takimi zhvillohet në fillim të muajit tetor.
Referuar ambasadorit rus, në takimin e dy presidentëve do të diskutohet për çështjet kyçe dypalëshe dhe rajonale. “Veprimi jonë i përbashkët është jashtëzakonisht pozitiv. Drejtohet në forcimin e raporteve në vendet tona që hyrën në fazën e progresit ekonomik dhe rilindjes nacionale”, ka thënë Çepurin.
Ndryshe, ka shtuar se takimi mes Vuçiqit dhe Putinit i konfirmon raportet e mira personale dhe respektimit të ndërsjellë të dy presidentëve.