Ohër, 10 nëntor – Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se bisedat e deritanishme me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe me kryeministrin shqiptar, Edi Rama në Ohër ishin “shumë të mira” dhe se marrëveshja e parë e dukshme do të jetë kalim më i lehtë përmes vendkalimit kufitar Preshevë, ndërsa udhëtimi në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri vetëm me letër njoftim mund të pritet deri për vitin e ri.
Vuçiq deklaroi se “këto janë ndryshime tektonike, të cilat do të ndikojnë në tërheqjen e investimeve direkte, sepse investitorët duan stabilitet dhe treg të madh. Siç theksoi, Presheva është vendkalimi i tretë i rëndësishëm për Serbinë, pas Batrovcit dhe Gradinës, ndërsa vendimi që inspektorati fitosanitar të punojë 24 orë në ditë përfundimisht do ta përshpejtojë kalimin e kamionëve me mallra nga të dyja anët dhe do t’i zvogëlojë shpenzimet operative. Ai paralajmëroi se me ndryshime të vogla ligjore, leja e njëjtë për punë mund të vlejë për të gjitha tre vendet dh se do të harmonizohet pranimi i kualifikimeve, që, shtoi ai “do të na kryejë punë sepse kemi probleme me fuqinë e punës, ndërsa njëkohësisht do të krijojë ambient të mirë investues sepse dërgojmë porosi për stabilitet dhe liri të lëvizjes ku jetojnë 12 milion njerëz”.
Qëllimi, është tha Vuçiq, nëse hyni në aeroportin e Beogradit, të mos ju nevojiten dokumente të veçanta për në Shqipëri, askush nuk do t’u pyes për dokumente, të ketë dokumentacion sa më pak që është e mundur dhe çka është më e rëndësishme më pak probleme kufitare. Kur të zbritni në Shkup, ne më nuk do t’u pyesim se si mbërritët atje, mund të shkoni në Beograd ose Tiranë, ajo është një lloj “mini-shengen”. Ai paralajmëroi se tre shtetet do të munden së bashku të krijojnë ruta turistike, se mund të vizitohen Beogradi, Kopaoniku, Zjjatibor, Ohri dhe Durrësi, përnjëherë, që, shtoi ai, veçanërisht është tërheqëse për turistët aziatik. Presidenti i Serbisë pret presion për shkak të vendimeve të tilla, edhe krahas asaj që këto janë qëllimet e proklamuara të “Konferencës berlinase”, ndërsa tani “punojmë në gjithçka që ka kërkuar BE-ja, por vetëm”.
Ai pret që sulmet të jenë nga më të ndryshmet, si në rajon, me arsyetime të ndryshme politike, ashtu edhe sulme prej brenda, por shtoi se “nuk i intereson se çka do të thonë, sepse e di që kjo është mirë për njerëzit në Serbi”. Vuçiq iu falënderua amerikanëve për mbështetjen e projektit, ndërsa mbështetje do të kërkojë edhe nga presidenti francez Emanuel Makron.