Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka quajtur të vështirë tryezën në të cilën ka qenë i pranishëm kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Takimi ka qenë i vështirë. I kam mbrojtur interesat e Serbisë dhe e kam mbrojtur popullin serb, që është detyra e imja”, ka thënë Vuçiq dhe ka shtuar se pas asaj që ka parë sot, tash e njeh mirë edhe Albin Kurtin, për të cilin ka thënë se deri më tash e ka pasur “të panjohur”, raportojnë mediat serbe.
Takimi është mbajtur në Mynih të Gjermanisë gjatë një forumi të mbyllur. Ky është takimi i parë i kryeministrit Kurti, ku i pranishëm është edhe një zyrtarë i lartë i shtetit serb.