Nga Arben RATKOCERI
Aleksandër Vuçiq e kthen Serbinë nga një vend i dhunës në rajon në një shtet që ju dhuron “ilaçin” më të kërkuar në botë vendeve fqinje.
Hoqi nga vetja sasi të caktuara të vaksinave antiCivid dhe ua dhuroi Bosnjës, Maqedonisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Gjitha këto shtete, ku më shumë e ku më pak, i kontrollon edhe politikisht. Në Mal të Zi ka qeverinë e tij, në Bosnjë e Kosovë kontrollon pjesë te territorit dhe është faktor institucional, ndërsa në Maqedoni segmente institucionale,por edhe shumica e shiqërisë maqedonase ” frymojnë” serbisht. Me këto vaksina, por edhe me këtë ndikim politik, Serbia ka arrit të dërgojë porosi në botë se ky vend është faktori i stabilitetit dhe Serbia është garantuese dhe “kujdestare” e ekzistencës së këtyre shteteve.
Në kohën që jemi, për të kontrolluar një shtet nuk ke nevojë për ushtarë sepse të mjafton teknologjia, ilaçi, kur tjerët nuk ta japin, e sidomos instalimi i zgjatimeve politike që i dirigjon si të duash. Vuçiq me politikat e tij të rafinuara e dinake në rajon, nga të huajt ka filluar të cilësohet si një Tito i vogël dhe thënë shkurt u kthye fuqishëm në skenë falë liderëve shqiptarë në rajon që me pa diturinë e tyre kanë lodhë e gërditë shoqëritë e tyre dhe botën përmes patetizmave, folkorizmave, pa aftësive e çka jo tjetër.
Sa për krim, korrupsion, kapje të shtetit…. edhe këtu liderët shqiptarë as që i afrohen Vuçiqit që me dy “patericat” e tij, Gjukanoviq e Dodik, është kampion rajonal, por falë propagandës renditje duket tjetër, pa dashur amnistuar këta tanët, që gjithë e dimë se në këtë fushë “kogja” të zot janë por jo sa Vuçiq.