E mbështes dialogun me Prishtinën, shpresoj për zgjidhje me kompromis, por nuk besoj se një gjë e tillë do të ndodh deri në fund të vitit 2018, theksoi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, me rastin e kërkesës së Brukselit para inkuadrimit të Serbisë në Bashkimin e Evropian të zgjidhet çështja për kufirin me Kosovën. Në intervistën për “Sputinik”, se pse nuk dëshiron që serbëve në Kosovë t’u ndihmojë me armatimin, Vuçiq u përgjigj se është shumë e rëndësishme ata të kenë shkolla, kopshte dhe ndihmë më të madhe ekonomike, gjegjësisht “diçka prej të cilës do të mund të jetojnë”.
“Mendoj se njerëzve u ka ardhur tek hunda prej të gjitha luftërave, ndërsa këtë, më duhet ta pranoj, se nuk e dëgjoj nga të gjitha anët, por e di se serbëve, popullit serb i ka ardhur te hunda nga lufta. Na nevojitet periudhë e paqes dhe stabilitetit më shumë se çdo gjë tjetër”, theksoi presidenti serb. Shefi i shtetit serb foli edhe për bashkëpunimin ushtarak me Rusinë, duke theksuar se akoma po bëhen negociata për helikopterët “Mi-17”, por se kjo do të përfundojë deri në fund të vitit. “Serbia dhe Bullgaria janë duke bërë negociata për “interkonektimin me gaz”, me çka do t’i mundësojë Serbisë të marrë gaz nga “Rrjedha turke” dhe të presë ndihmë financiare prej BE-së”, theksoi Vuçiq.