Lista serbe përmes një kounikate për media kanë bërë të ditur vendimin që ministrja e re serbe Mirjana Jevtiq të tërhiqet nga posti që iu dha para ca ditësh. Ajo ende pa filluar mirë punën u largua nga qeveria e Kosovës me urdhër të kryeministrit serb Aleksandër Vuçiqit. Lista serbe në këtë avaz ka ngrirë edhe aktivitetet në institucionet e Kosovës, shkruan gazetametro.net. “Ju njoftojmë se ne ligjvënësit serbë në institucionet e përkohshme të Kuvendit të Kosovës do t’i zbatojmë të gjitha vendimet e presidentit Vuçiq dhe se i ngrijmë të gjitha aktivitetet e punës në Kuvend dhe Qeveri. Gjithashtu në përputhje me kërkesën e Aleksandër Vuçiqit është marrë vendim që Mirjana Jevtiq të tërhiqet nga posti i ministres pasi që ajo si një serbe e Kosovës respekton autoritetin dhe kërkesën e kryeministrit të Serbisë”, thuhet në njoftimin e kësaj Liste. Gazeta Metro ka provuar që të marrë qëndrimin e qeverisë lidhur me këtë çështje, mirëpo një gjë e tillë nuk ka qenë e mundur.