Serbia nuk planifikon të hyjë në NATO, sot në një intervistë për televizionin Pink deklaroi kryeministri serb dhe president i sapozgjedhur, Aleksandar Vuçiq, kumtoi Tanjug. “Mora pjesë në punën e Këshillit të NATO-s dhe të gjithëve u thashë se ne nuk kemi synim të tillë (të hyjmë në Aleancë). Ne synojmë të jemi ushtarakisht neutral, të jemi jashtë të gjitha blloqeve ushtarake”, deklaroi kryeministri, duke shtuar se pikërisht për këtë vendi ndan shumë më shumë mjete për sigurinë. “Ushtria dhe policia morën uniforma të reja, në vend mbërrijnë nëntë helikopterë të rinj dhe për 60 ditë do të mbërrijnë edhe MiG rus”, deklaroi ai dhe njëherësh e potencoi rëndësinë e rrugës evropiane për Serbinë.