Kryeministri i Serbisë, Aleksandr Vuçiq ka thënë se shteti i Serbisë dhe Lista Serbe që vepron në Kosovë, kurrë nuk do të mbështesin themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Duke folur për rrjedhën e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Vuçiq është shprehur se në këtë proces asnjëherë nuk është folur mbi formimin e Ushtrisë së Kosovës.
Sipas tij, askush nuk do të mund t’ua imponojë me forcë që ta përkrahin një çështje, që për ta është e pamundur të realizohet. Kurse, ndërperjen e dialogut deri në lirimin e Ramush Haradinajt dhe premtimin e Hashim Thaçit që do të jap dorëheqje nëse nuk kalon ligji për Ushtrinë, ai i ka cilësuar si zhvillime interesante në Ballkanin Perëndimor.