Beograd, 9 shtator ) – Presidenti i Republikës së Serbisë Aleksandar Vuçiq, sot përmes telefonit me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe me rastin e zjarrit në spitalin në Tetovë, në emër të të gjithë qytetarëve serbë shprehu ngushëllime tek familjet e viktimave.
“Qytetarët e Serbisë janë në dhimbje së bashku me njerëzit në Tetovë. Jemi të gatshëm të ofrojmë çdo ndihmë vëllazërore, sepse qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë vetëm në këtë tragjedi”, potencoi Vuçiq në bisedën telefonike me kryeministrin Zaev, kumtuan nga pres-shërbimi i presidentit serb.
Ai të lënduarve u dëshiroi shërbim të shpejtë dhe të suksesshëm.
Pothuajse të gjitha mediat serbe prej mbrëmë dhe sot e informojnë opinionin serb për tragjedinë e madhe me zjarrin në spitalin modular në Tetovë.