Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrat e Greqisë, Rumanisë dhe Bullgarisë, kryetari serb, Aleksandar Vuçiq në Beograd, duke folur për projektet e përbashkëta infrastrukturore, ka quajtur Maqedoninë me referencën IRJM, transmeton koha.mk
Në pres konferencën e përbashkët të mbajtur dje me kryeministrin grek Cipras, Vuçiq tha se Serbia dhe Greqi trajtojnë marrëdhënie të forta miqësore dhe kanë interesa të përbashkëta afatgjata.
Vuçiq ka ftuar Shkupin që të përfshihet në projektet e përbashkëta rajonale, modernizimin e koridorit 10, hekurudhën dhe projekte të tjera infrastrukturore dhe energjetike.