Beograd, 12 nëntor – Presim negociatat për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të hapen në muajin mars, përveç nëse nuk pritet Samiti në maj në Zagreb, deklaroi në Paris presidenti serb Aleksandar Vuçiq pas takimit me homologun e tij francez Emanuel Makron, duke i komentuar kërkesat e disa vendeve për vendosje të sërishme të votimit në vendimin për fillim të negociatave inkuadruese me të dy vendet, informon KOHA.
“Atë do ta bëjnë në mars, sepse frikohen nga rezultatet e zgjedhjeve më 12 prill në Shkup. Ata nuk duan të jenë fajtor për mposhtjen e dikujt të cilit i kanë premtuar diçka që nuk e kanë bërë”, deklaroi Vuçiq.
Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, presidenti serb pas takimit të mbrëmshëm në Paris me Makron theksoi se nisma për heqje të barrierave për qarkullim të lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve midis Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është më e rëndësishme nga tërheqja e pranimit të Kosovës.
Në pyetjen nëse ka marrë “mini shengen” dhe nëse pret presion për shkak të idesë, Vuçiq u përgjigj se këtë nismë nuk do ta quajë me atë emër, edhe pse tashmë ka hyrë në përdorimin e përditshëm, sepse ai emër “shqetëson disa njerëz, ndërsa edhe për shkak të përcaktimit gjeografik”.
“Askush nuk mund të tregojë se ajo nismë mund t’i pengojë dikujt, sepse nuk ekziston arsye racionale për atë. Nisma është mbështetur nga SHBA-ja dhe Makron atë do ta bëjë publikisht. Por, disa vendeve mund t’u tregohet të thonë se janë kundër asaj për diçka, sepse e kanë kuptuar që e ndërmarrim fatin në duart tona dhe vetë i zgjidhim punët tona”, theksoi Vuçiq.
Presidenti serb theksoi se është e domosdoshme “të vihet në dritë” e ardhmja evropiane e rajonit, duke shtuar se fillimi i negociatave dhe pastaj mbajtja dhjetë vjet në hapjen e kapitujve, vetëm vepron deri te rritja e numrit të kundërshtarëve të BE-së.
Në të njëjtën kohë, konsideron Vuçiq, presidenti francez Makron ka të drejtë kur thotë; “do të negocioni, ndërsa pastaj 10 vjet do të hapni kapituj”.
Vuçiq theksoi se Serbisë nuk i pengon të vazhdojë të negociojë për kapitujt dhe në ndërkohë të hapen fondet strukturore me çka vendi mund të marrë mbi një miliard euro me të cilat do të jetohet më mirë. “Por ajo nuk do të ndodh”, theksoi Vuçiq. (koha.mk)