Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot në Beograd ka paralajmëruar se gjatë Krishtlindjes ortodokse në janar do të vizitojë serbët e Kosovës, transmeton Koha.net. Duke dhënë këtë njoftim, media të Beogradit nuk tregojnë se kur dhe ku Vuçiq do të qëndrojë në Kosovë. Sipas këtyre mediave, Vuçiq i ka vënë pikë konfliktit brenda serb në Kosovë. Ai ka përkrahur Mariqin ministër në MAPL dhe ka kundërshtuar zëvendësimin tij nga Mirjana Jevtiqit që e ka bërë kryeministri Isa Mustafa.