Presidenti serb Aleksandar Vuçiq sot nga Novi Sadi ka porositur se autoritetet nuk do të lejojnë dhunë në protesta, si ajo të shtunën e kaluar, duke shtuar se nëse vjen përsëri tek ajo do të zgjas aq shkurtë, “sa që secili mirë do ta kuptojë porosinë e shtetit”.
“Ajo që ndodhi ka qenë pasi menduam se kemi punë me liderë të cilët janë normal dhe racional, por kur do të shihni se keni punë me dy njerëz të cilët nguten t’i ndreqin financat e tyre me vjedhje të pronës shtetërore dhe një fashist, kemi bërë vlerësim të gabuar. Tani më nuk e kuptoj arsyen e fashistit (Boshko) Obradoviq dhe të atyre si (Dragan) Gjilas dhe (Vuk) Jermiq dhe do t’i ndërmarrim të gjitha masat, ndërsa qytetarët nuk kanë arsye të frikësohen më shumë nga dhuna, e cila nuk do të tolerohet”, ka thënë Vuçiq gjatë aktivitetit të ndërtimit të ndërtesë së re të Radio Televizionit të Vojvodinës në Novi Sad.
“Ose ka një punë që mund ta bëjnë që të vijnë në pushtet, e ajo është të më vrasin. Ja më tregoni se cila është arsyeja tjetër të më vrasin: nën një është vrasja dhe nën dy janë zgjedhjet. Do të ishte normale ajo të ketë zgjedhje, por ata e dinë se njerëzit nuk i duan. Çka u mbetet si variant i dytë? Mos e gënjeni popullin me tubimet”, ka thënë Vuçiq lidhur me protestat e organizatorëve.
Ai ka thënë se studentët e arrestuar janë aktivistë politik dhe se më pak njerëz mblidhen në protesta të asaj që e thotë opozita, duke shtuar se tubimi i djeshëm në Novi Sad ka pasur 692 demonstrues.
Lidhur me reagimet në rajon të aktvendimit për Radovan Karaxhiqin, të cilat i referohen Republikës Serbe, Vuçiq ka porositur se ata të cilët mendojnë se aktvendimi do të mund të thotë heqje të etnitetit serb në Bosnjë e Hercegovinë, shton se “ajo është kategori e Dejtonit dhe kushtetuese”(koha.mk)