Presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk pret progres të madh në negociatat me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi nesër në Bruksel, me ndërmjetësim të përfaqësues së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogerini.
“Do të luftojë, të mos lejojë të na akuzojnë për ndërprerje të procesit të negociatave dhe kërkim të kompromisit. A pres progres të madh? Në kushte të tilla, unë nuk pres asgjë të posaçme. Do të jetë atmosferë shumë e vështirë, por më mirë është të bisedohet”, tha presidenti serb sot para gazetarëve gjatë vizitës në Helsinki.
Vuçiqi ka theksuar se pret nga BE-ja të garantojnë përmbushjen e Marrëveshjes për tregti të lirë të Evropës Qendrore (CEFTA).
Përveç kësaj Vuçiq ka deklaruar se ka marrë ofertë nga kancelarja gjermane Angela Merkel për takim në Paris më 11 nëntor.