Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vlerësoi se mund të pritet “presion i përbashkët nga BE-së dhe SHBA-së” mbi Serbinë për çështjen e Kosovës, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
Pas seancës së Presidencës së Partisë Progresive Serbe (SNS), Vuçiq tha se Serbinë po e pret një “periudhë e vështirë” në të cilën, siç vlerësoi, do të ekspozohet në “të gjitha presionet e mundshme, fushata dhe të pavërteta”.
“Është e rëndësishme ta kuptojmë peshën e pozitës në të cilën ndodhemi tani, veçanërisht pas ndryshimit të administratës amerikane. Ne duhet të presim presion të përqendruar nga BE-ja dhe SHBA-ja ndaj Serbisë për t’i përmbushur kërkesat për, siç thotë hapur Uashingtoni, njohjen e Kosovës, ndërsa BE do të përdorë një fjalor paksa të ndryshëm, por do të shkojë drejt të njëjtit qëllim”, tha Vuçiq.
Ai vlerësoi se do të ketë përpjekje për marrje të kompetencave të autoriteteve të Republika Srpska (RS).
“Kur kësaj ia shtoni të gjithë kontekstin rajonal në të cilin nuk është e lehtë të ruhet pozicioni i Serbisë, i cili po rritet ekonomikisht më shpejt, të gjithë të tjerët do të shohin se si ta shpallin Serbinë për hegjemon”, tha Vuçiq.
Ai tha se është diskutuar edhe për vizitën e paraljmëruar të Miroslav Lajçakut në Serbi dhe se u bënë konkluzione rreth asaj”çfarë mund të bëjë Serbia, çfarë dëshiron dhe çfarë nuk na bjen ndërmend aspak”, tha Vuçiq.