Beograd, 27 qershor – Presidenti serb Aleksandar Vuçiq sot deklaroi se Serbia e mbështet çdo marrëveshje mes Shkupit dhe Athinës.
Megjithatë, siç tha Serbia duhet t’i “respektojë qëndrimet e presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov dhe të kryeministrit Zoran Zaev”, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas stërvitjes ushtarako-policore “Goditje e përbashkët 2018” në Kralevë, për qëndrimin e Serbisë në lidhje me marrëveshjen mes Athinës dhe Shkupit për emrin e ardhshëm të shtetit të Maqedonisë, Vuçiq theksoi se këto janë çështje të brendshme, në të cilat ata nuk përzihen.
“Ne nuk përzihemi në marrëdhëniet e brendshme dhe duam që kjo çështje të zgjidhet qetë”, theksoi Vuçiq.