Beograd, 18 tetor – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot konfirmoi se ka biseduar me bashkëpunëtorët më të afërt nga Partia Progresive Serbe (SNS), por nuk donte të tregojë nëse është folur për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
“Është e vërtetë se kisha mbledhje me njerëzit nga Partia Progresive Serbe (SNS) tek të cilët kam më shumë besim. Vetëm kjo është e vërtetë. Zgjedhjet e rregullta janë në vitin 2020, por nëse presioni është i madh dhe nëse njerëzit duan zgjedhje, sepse populli shumë i do, nuk mundem ta përjashtoj atë mundësi”, tha Vuçiq.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nën cilat kushte Serbia do të mund të njohë Kosovën, Vuçiq tha se Beogradi dëshiron të bisedojë me shqiptarët për kompromis, por se duhet të dijë se Serbia ka interesat e saj dhe Kosovën nuk e ndjen si shtet të pavarur dhe sovran.