Beograd, 18 mars – Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq mbrëmë më shumë herë ka theksuar se dhuna nuk do të lejohet dhe gjithë ata të cilët do të anojnë kah dhuna do të arrestohen në të njëjtën moment.
Vuçiq ka porositur qytetarët se nuk duhet të frikësohen nga askush, pasi askund nuk do të lejohet dhunë.
“Në të njëjtin moment do të arrestohen të gjithë ata të cilët do të përdorin forcë. Për këtë çështje nuk do të ketë më diskutime”, ka thënë ai.
Presidenti serb në intervistën për Televizionin “Pink” për kundërshtarët politik tha se kanë frustrime, pasi nuk mund të fitojnë as edhe në një fshat.
Nga Vuçiq është kërkuar të komentojë mbi njerëzit që janë kundër tij, ndërsa i këshillojnë kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe të tjerë.
“Nuk ka raporte personale. Ata kanë njëfarë urrejtje të madhe personale. Ata kanë vetëm frustrime”, thekson Vuçiq.
Ai rikujtoi se para katër vitesh Gjorçe Vukadinoviq ka deklaruar se ka filluar rënia e Vuçiqit, pasi opozita ka fituar në dy fshatra, ndërsa tani PPS fitoi, as edhe nuk i publikojnë.
“Pashë njerëz në presidencë. Kishte të guximshëm, por edhe prej atyre të frikësuar. Bëhet fjalë për njerëz të rëndomtë, profesionistë të cilët ishin atje edhe para meje. Ata dridheshin nga frika. Shkova nga zyra në zyrë dhe iu thash se nuk duhen të frikësohen”, ka thënë Vuçiq.